Apple shpall 15 aplikacionet më të mira që ndryshuan dhe frymëzuan botën përgjatë vitit 2020. Këto aplikacione ishin thelbësorë dhe bënë jetën e gjithësecilit nga ne me të lehtë, më të shëndetshme dhe më përfituese. Të njohura për cilësinë e tyre të lartë, dizajnin krijues, përdorshërinë mjaft praktike, inovacionin dhe dobinë që sollën në jetën tonë Apple vendosi të veçojë këto aplikacione:

- iPhone App i vitit: Wakeout të krijuar nga Andres Canella
- iPad App i vitit: Zoom
- Mac App i vitit: Fantastical
- Apple TV App i vitit: Disney +
- Apple Watch App i vitit: Endel
- iPhone Game i vitit: Genshin Impact
- iPad Game i vitit: Legends of Runeterra
- Mac Game i vitit: Disco Elysium
- Apple TV Game i vitit: Dandara Trials of Fear
- Apple Arcade i vitit: Sneaky Sasquatch
Aplikacione të tjera të cilat u kthyen trend gjatë këtij viti ishin edhe:
- Shine- i cili ju dedikua specifikisht shëndetit mendorë dhe jetës së personave me ngjyrë.
- Explain Everything Whiteboard- i cili oroi një bashkëpunim cloud-based për të lehtësuar studentet të punojnë sëbashku në distancë për projektet e tyre.
- Caribu – për ata që dëshironin të kalonin më shumë kohë me të dashurit edhe pse në distancë, ky aplikacion ofron lojra dhe libra në një platformë video-calling.
- Pokémon GO – zëvendësoi lojën jasht me alternativa mjaft të këndshme për tu luajtur në ambjentet e shtëpisë.
- ShareTheMeal – aplikacioni i cili lehtësoi dhe mundësoi përdorues në mbarë botën të bënin ndyshime në jetën e të tjerëve duke dhuruar më shume se 87 miljon racjone ushqimore për personat në nevojë.

Në të gjithë botën, zhvilluesit e aplikacioneve kanalizuan energjinë e tyre krijuese për të ndihmuar përdoruesit të qëndrojnë të shëndetshëm, të arsimuar, të lidhur me të tjerët dhe të argëtuar.