Le të flasim sot për Samsung Galaxy S20 dhe S20 Plus. Në fakt, në linjën Samsung Galaxy S20 janë tre modele të ri mahnitës por mbi S20 Ultra kemi rezervuar një artikull të vetëm i cili vjen pas këtij. Duke qenë se bashkë me serinë Note 20 janë modelet më të fundit nga Samsung, kërkesa për ta ka qenë dhe vazhdon të jetë tepër e lartë. Nëse edhe ju jeni tek modelet Samsung atëherë me siguri që përzgjedhja juaj e rradhës do të jetë një nga këto modele.
Le të hedhim një paralelizëm për të kuptuar më shumë se cili nga këto modele bën më shumë për ju.
Ekrani: Përsa i përket madhësisë së ekranit ju mund të nisni nga këtu për të bërë përzgjedhjen tuaj . S20 vjen me ekran 6.2inç ALMOLED ndërsa s20+ 6.7inç ALMOLED me rezolucion 3200x1440px.
Të dy paisjet në të vërtetë kanë shumë ngjashmëri veç madhësisë së ekranit, baterisë dhe lidhejes së tyre 5G.
Kamerat: Në fakt kamera është një faktor tepër i rëndësishëm që shikohet me kujdes përpara se të blihet një smartphone i ri. S20 ka në pjesën e pasme tre kamera, 12MP; 64MP me 3X aftësi zmadhuese dhe 12MP ultrawide f2/2. Nderësa S20+ ka 4 kamera të fuqishme: 12MP, 64MP me aftësi zmadhuese 3X, 12MP dhe një kamera VGA.

Ndësa kamera e përparme është e ngjashme 10MP (f2/2) secili. Një cilësi kamere mjaft e lartë për të komunuikuar me cilësi të lartë facetime.
Procesori: Të dy këto smartphone kanë proçesorë Qualcomm: Snapdragon 865. Të dy janë të shpejtë dhe ofrojnë një performancë fantastike teksa navigoni apo e përdorni për të luajtur video-lojrat tuaja të preferuara.
Përsa i përket hapësirës ruajtëse S20 vjen vetëm 128GB ndërsa S20+ ju mbetet ju të zgjidhni nëse ju bën punë 128GB apo do të preferoni më shumë hapësirë 512GB. RAM për të dy pajisjet është 12GB. Megjithatë, nëse nuk ju bën punë aq memorje lajmi i mirë është se tek të dy pajisjet ju mund të vendosni microSD për të zgjeruar hapësirën tuaj ruajtëse.
Bateria është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm kur përgjidhet një smartphone i ri. S20 ka një bateri 4000mAh ndërsa S20+ 4500mAH megjithatë të dy telefonit kanë një jetëgjatësi baterie thuajse të ngjashme pasi S20+ ka një ekran më të madh dhe konsumon bateri më shpejt.
Lidhja: Teksa të dy smartphone-t teknikisht mbëstesin rrjeting 5G, S20+ thuhet se punon dhe mbështet të gjitha rrjetert 5G – qoftë nën-6GHz ose valë milimetër (mmWave) ndërsa S20 ka mbështetje 5G por vetëm mmWave.
Ngjyrat: S20 vjen në tre ngjyra gri, rozë dhe blu ndërsa S20+ vjen në të zi, gri dhe blu.

Rezistenca: Të dy smartphone-t janë rezistent ndaj ujit IP68.
Tashmë ju mbetet ju në duar të vendosini atë që bën për ju por për një gjë jemi të sigurtë që të dy këto smartphone janë ndër smartphone-t më të mirë të momentit.
Të dy këto modele i gjeni në të gjithë dyqanet Celular.al ose mund ti blini ato online duke klikuar këtu: