Pak kohë më pare WhatsApp paralajmëroi përmes postimesh dhe uebsajtit të tyre ndryshime në politikat e privatësisë për përdoruesit. Thuajse gjithmonë ne pranojmë politikat e privatësisë pa i lexuar me kujdes ato por nëse këto ditë ju shfaqet nga WhatsApp një tablë e cila ju kërkon të pranoni ndyshimet e reja bëni mirë të lexoni me kujdes.
Politikat e reja detyrojnë përdoruesit të ndajnë të dhënat e tyre me Facebook. Nëse nuk jeni dakord atëherë ky aplikacion do ta fshijë menjëherë llogarinë tuaj. Duket sikur kjo situatë nuk është pëqyer nga miljon përodrues të WhatsApp në mbarë botën të cilët preferojnë ta përdorin në përditshmëri këtë aplikacon por tashmë nuk janë aspak të sigurtë për sigurinë e të dhënave të tyre.

Qëllimi i shkëmbimit të informaconeve ndërmjet WhatsApp dhe Facebook është pjesë e planifikimit për të zgjeruar platformat e komunikimit në të tre rrjetet Facebook, Instagram dhe WhatsApp.
Ju do të përfitoni një eksperincë më të personalizuar por megjithatë kjo do tju kushtojë privatësinë tuaj.